Templates by BIGtheme NET

Vasili: Audio-përgjimin e ka Prokuroria, si e paska edhe Rama?

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka deklaruar së fundmi se kryeministri Edi Rama duhet të ndiqet penalisht për atë që tha dje. Sipas tij audio-përgjimin e ka Prokuroria dhe ku e gjeti Rama që e verifikoi dhe doli publikisht. 

Vasili u shpreh se deklaratat e djeshme të kryeministrit në lidhje me verifikimin e audio përgjimit tregon se Rama dhe Prokuroria janë një.

Kush është ky kryeministër? Çfarë verifikon ky? Dihet që audio përgjimi është sekuestruar nga prokuroria dhe bile janë thirrur edhe deputetët që e kanë bërë publike. Këtë material e ka sekuestruar vetëm prokuroria, si e paska edhe kryeministri?! Prokuroria dhe kryeministri qënkan një që i lejokërka këtij kryeministri të bëjë verifikime, të japë edhe përgjigje të mbyllë dhe proceset. Këtu është shqetësimi më madhor që praktikisht ekzekutivi i kryeministrit me ngjyrime shumë të errëta imponon dhe udhëheq punën e prokurorisë, e cila është tashmë i paralizuar, ecën me ritmin e kryeministrit. Çuditërisht një prokurori që në disa momente bëhet shumë e rrufeshme, atje ku merr porosinë nga kryeministri. Për çështje kaq të mëdha është e mefshtë, nuk di të flasë. 

Ky është testi i kapjes së prokurorisë. Nëse prokuroria është vërtet e kapur mund të vazhdojë të rrijë, ndonëse nuk duhet të rrinte. Unë po prisja nga casti në cast të kishte një deklaratë të Prokurorisë për fillimin e hetimeve kryesisht intesive, duke filluar për çështje konkrete, por edhe për deklarimet e djeshme të kryeministrit i cili duhet marrë në ndjekje penale pasi ka marrë përsipër tu thotë shqiptarëve çdo gjë është e pavërtetë dhe i ka bërë ky verifikimet. Pra praktikisht kemi një uzurpim të rolit të prokurorit. Këto janë momente tronditëse për vendin. “, u shpreh Vasili për Ora News.

Në lidhje me dëshmia e publikuar sot, të dhënë nga Alber Veliu ai u shpreh se ishte shumë tronditëse. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful