Templates by BIGtheme NET

Vdekja e të riut në paraburgim, Berisha akuzon policinë: E torturuan në mënyrë ç’njerëzore

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar pas ngjarjes në Korçë ku një i ri, babai i tre fëmijëve gjeti vdekjen ndërsa ndodhej në paraburgim.

Berisha akuzon policinë, sipas të cilit e kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetën që të pranonte akuzën për vjedhje.

Më tej Berisha i shpreh ngushëllime familjes së 27-vjeçarit dhe i bën thirrje qytetarëve të ngrihen për të përmbysur regjimin.

Postimi i plotë:

Masakrohet barbarisht deri ne vdekje nga racistet, kriminelet me uniforme babai i tre femijeve, Enea Ftoi!

Te dashur miq, racistet e kriminelet me uniforme kane torturuar ne menyre çnjerezore dhe i kane marre jete si xhelat te riut 27 vjeçar rom, prind i tre femijeve, ne qelite e komisariatit te Korçes.

Ai ishte futur ne qelite e Komisaritit para tre ditesh me akuze per vjedhje dhe torturuar shtazerisht gjer ne vdekje per te pranuar akuzat.

Duke shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se te ndjerit Enea Ftoi dhe te gjithe komunitetit rom te Korçes dhe mbare Shqiperise, denoj me ashpersine me te madhe kete akt mizor e raciste qe deshmon fytyren e vertet te narkoshtetit te Edvin Kristaq Rames.

Me kete rast i bej thirrje kominitetit rom dhe mbare qytetareve shqiptare te ngrihen per te permbysur me revolte te fuqishme kete regjim kriminelesh te urryer! 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto