Templates by BIGtheme NET

Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, 2 të vdekur dhe 43 të plagosur (FOTOT)

Një aksident i rëndë është shënuar në New Jersey, ku një autobus shkolle është përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:22, pranë malit Olive, ku autobusi me 38 nxënës dhe shtatë të rritur në bord, u përplas gjatë një eskursioni shkollor. Fëmijët ishin të gjithë klasën e pestë të moshës, nga 10 deri në 11 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, një nxënës dhe një mësues, ndërsa janë plagosur edhe 43 të tjerë.

Dyzet e tre të plagosurit u dërguan në spital dhe disa ndodhen në gjendje kritike për jetën. Disa prej tyre po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, nëpër spitale të ndryshme.

Nuk është e qartë se si ndodhi aksidenti, por por përplasja ishte aq e fortë saqë e detyroi autobusin të dilte jashtë shasisë së tij.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto