Templates by BIGtheme NET

Fronti opozitar merr vendimin: Protesta pa u ndalur deri në largimin e Edi Ramës

Kreu i PD-së, Basha, në prani të aleatëve ka deklaruar se opozita ka marrë vendimin për zhvillimin e protestave pa u ndalur deri në largimin e Edi Ramës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, Basha tha se tani është koha për largimin e qeverisë kriminale të Ramës dhe nuk ka më kohë për të humbur.

“Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë të bashkohemi në protestën më të madhe kombëtare për të larguar qeverinë e lidhur me krimin. Ju ftojmë të protestojmë kundër Habiljave, Balilit, Fatmir Xhafajt. Kundër Ramës që merr në mes të natës Dritan Zaganin e kuksianët dhe u nënshtrohet Habilajve e Agron Xhafajt. Duam një polici ku vetingu të fillojë nga ministri i Brendshëm deri tek polici më i thjeshtë. Duam një shqipëri pa krim, pa drogë, me mundësi e dinjitet për të gjithë. Tani është momenti të mose shtyjmë më. Nuk mund të humbasim kohën tonë duke u marrë me kriminelin radhës në politikë. Edi Rama e mbrojti Mark Frrokun, ne e larguam, Edi Rama e mbrojti Arben Ndokën, ne e larguam. Edi Rama e mbrojti Elvis Rroshin, ne e larguam. Edi Rama e mbrojti Saimir Tahirin, ne e larguam. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim. Prej 4 vitesh Edi Rama i dha pushtet krimit. Ju ftoj të gjithëve me 26 maj në protestën më të madhe.” – tha Basha.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful