Templates by BIGtheme NET

Komisioni Evropian mesazh SHBA-së për sanksionet kundër Iranit

Komisioni Evropian ka miratuar zyrtarisht masat për të mbrojtur kompanitë e saj që punojnë në Iran, nëse SHBA-ja rivendos sanksionet ndaj Teheranit.

BE-ja do mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit, tha Komisioni të premten.

“Në Sofje, pamë një shfaqje të unitetit evropian. Për sa kohë që iranianët respektojnë zotimet e tyre, BE-ja natyrisht do të përmbahet marrëveshjes, e cila u ratifikua njëzëri nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe që është thelbësore për ruajtjen e paqes në rajon dhe në botë “, tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Thesari i SH.B.A.-së ka deklaruar ndërkohë se u ka dhënë ndërmarrjeve evropiane tre deri në gjashtë muaj për të mbyllur bizneset e tyre në Iran ose do përballen me sanksione.

Uashingtoni gjithashtu paralajmëroi se firmat evropiane do të përballen me dënime nëse nënshkruajnë kontrata të reja.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto