Templates by BIGtheme NET

Kush është gazetarja që bllokoi Edi Ramën me pyetjen “bombë”- E detyroi t’ia mbathte (VIDEO)

Gazetarja Ambrozia Meta bllokon Edi Ramën me pyetjen “bombë”. Edhe pse Rama i dha një përgjigje tipike me atë që i përgjigjej dikur gazetares së “TV Klan”-it “Të fala Sandrit”, duke i kujtuar sot pronarin e televizionit të saj, Kasem Hysenbelliun, ajo me kurajo e ka detyruar jo vetëm t’i qëndrojë përgjigjes si kryeministër për të mos devijuar, por edhe në fund të braktiste konferencën për shtyp.

Krejt e qetë, gazetarja ka bërë thjesht punën, për ta pyetur, por me sa duket, Ramës kur i bëjnë pyetjet që duhen, gjithçka i duket propagandë.

“A nuk ka në Partinë Socialiste njerëz të papërfshirë në trafikun e drogës që mund ta drejtojnë këtë Ministri?” e pyeti, gazetarja.

“Kujtoja pronarit tënd a mban ai përgjegjësi për vëllanë e tij…vini këtu dhe bëni propagandë”, qe përgjigja e Ramës.

“Krahasimi është pa vend, sepse pronarët e medieve nuk janë kryeministra”, u kundërpërgjigj gazetarja, duke i thënë se nuk po bënte propagandë dhe se po bënte, punën, pyetjet.

“Nuk e gjej krahasimin tuaj me vend pasi nuk kanë lidhje pronarët e mediave me qeverisjen e vendit. Nuk po bëj propagandë. Bëra thjesht një pyetje.” , iu drejtua gazetarja kryeministrit.

“Hajdeni këtu të flisni ju dhe ta thoni ju fjalën e fundit.”, i tha Rama në fund duke u detyruar të braktiste konferencën për shtyp.

Gazetarja e “Fax News”, Ambrozia Meta

PËRBALLJA RAMA-GAZETARJA:

Rama: Jepi mikrofonin që ta heqi merakun

Gazetarja: Në fakt meraku im lidhej me pyetjen që ju bëra, ju si ndjeheni kur dy persona që juve ju keni besuar ministrinë më të rëndësishme, i pari është në arrest shtëpie dhe i dyti akuzohet se ka mbrojtur të vëllain. A nuk ka në Partinë Socialiste përfaqësues, të cilët nuk kanë kushërinj ose vëllezër që merren me trafik droge që mund ta drejtonin këtë ministri?

Rama: Ëëë… Së pari njëherë janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe së dyti pyet pronarin se dhe ai ka një vëlla që…a do ishte i gatshëm ai, pronari juaj që të jepte llogari për vëllain e tij?!

Gazetarja: Unë po ju pyes juve sepse ju jeni kryeministër dhe qeverisni vendin

Rama: Më falni, nuk vimë këtu për të bërë debat. Ju e bëtë pyetjen unë po jap përgjigjen. Ju kërkoni përgjigje nga unë apo jo?! Dhe përgjigja ime është kjo: pyesni pronarin tuaj dhe thuajini që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain se janë në të njëjtën fushë të dy.

Gazetarja: Pronari im nuk ka lidhje me rendin dhe qeverisjen e vendit, kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend! Unë ju pyeta përse duhet të jetë gjithnjë kaq e diskutueshme një ministri, përse duhet të kemi gjithnjë ministra që implikohen në këtë çështje për shkak se ajo është një nga ministritë më të rëndësishme të vendit kështu që nuk e gjej krahasimin tuaj me vend për pronarët e televizioneve, të cilët nuk lidhen me qeverisjen e vendit.

Rama: Kurse unë e gjej krejt pa etikë që ju vini këtu, gazetare, për të bërë pyetje dhe merrni mikrofonin për të bërë propagandë. Kjo është pa etikë!

Gazetarja: Absolutisht nuk është propagandë është një pyetje referuar zhvillimeve!

Rama: Të lutem, të lutem! Rregullat..

Gazetarja: Nuk është propagandë është një pyetje referuar zhvillimeve! Kemi një ish-ministër që është në arrest shtëpie për trafik droge dhe kemi një ministër të Brendshëm që akuzohet se i ka krijuar të vëllait imunitet. Pyetja ime është pse duhet të jenë persona të tillë, të akuzuar? Nuk është propagandë!

Rama: Unë u tregova shumë respektues…në momentin që…

Gazetarja: Dhe unë jam respektues, respektuese por nuk mund të pranoj që të thoni se po bëj propagandë sepse nuk është propagandë, është thjesht një pyetje…

Rama: Hajde këtu dhe vazhdo të thuash fjalën e fundit, Mirupafshim… O Zot!/Hashtag.al

Shënim: Për të gjithë ata që nuk e dinë, në gjuhën e Gazetarisë “pyetja bombë” është pyetja më kryesore e një interviste.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto