Templates by BIGtheme NET

Michel Platini pohon ‘mashtrimin’ gjatë shortit të Botërorit 1998

Ish-kryetari i UEFA-s, Michel Platini, ka pranuar se gjatë shortit për Botërorin Francë 1998, është bërë “një trukim i vogël”, në mënyrë që Franca të shmang Brazilin deri në finale të Kampionatit Botëror.

Platini, në atë kohë anëtar i komitetit organizativ të kampionatit, pohimet i bëri gjatë një interviste me radion France Bleu Sport.

Kur organizuam orarin e takimeve, bëmë një trukim të vogël. Francë-Brazil në finale të kampionatit ishte një ëndërr për secilin”, tha Platini në intervistën në fjalë.

Ai ka thënë se orari ka qenë i kurdisur në atë mënyrë që, nëse Franca dhe Brazili përfundojnë të parët në grupet e tyre të mos mund të takohen deri në finale.

Mendon se organizatorët tjerë të Kampionateve Botërore nuk bëjnë diçka të tillë?”, i tha Platini gazetarit të radios France Bleu Sport.

Në finale, Franca mundi Brazilin me rezultatin 3:0.

Dy ditë para se të mbahej shorti, FIFA bëri të ditur se Brazili do të vendoset në grupin A, ndërsa Franca në grupin C, që nënkuptonte se nëse fitojnë vendin e parë në grup, dy kombëtaret do të ndodhen në anët e kundërta të shortit për fazën eliminatore.

FIFA me arsyen se ish-presidenti i FIFA-s, Sep Blatter i kishte dhënë Platini-së 2 milionë franga zvicerane, i pati dënuar të dy me nga 8 vite largim nga futbolli.

Më pas Bordi i Arbitrazhit të FIFA-s pati ulur dënimin e Platini-së nga 8 në 6 vite, dhe më pas Platini e apeloi serish këtë masë në CAS, e cila zbuti dënimin në katër vite.

Burimi: BBC News

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto