Templates by BIGtheme NET

Pikëpyetjet e ekspertizës së Edi Ramës për audiopërgjimin

I pyetur nga gazetarët mbi agjencinë që kishte bërë ekspertizën e audio-përgjimit të Agron Xhafajt, Rama u përgjigj se nuk do e jepte adresën e kësaj agjencie.

“Nuk i jam drejtuar asnjë firme, apo kompanie. I jam drejtuar një agjencie të specializuar. Adresën nuk mund të ua jap. Për mua nuk ka vlerën e një prove. Provën duhet ta identifikojë e ta certifikojë prokuroria, cilado të jetë ajo. Për sa më takon jam shumë i qartë dhe e përsëris që bëhet fjalë për një maskaradë të organizuar, cila me qëllime që janë të qarta për të gjithë”.

Kreu i qeverisë kishte lajmëruar një konferencë për shtyp pas kthimit nga samiti i Sofjes, konferencë të cilën e zhvilloi në aeroportin e Rinasit.

Ai e përforcoi mendimin e tij se audio-përgjimi ishte sajesë dhe manipulim i shëmtuar teksa u pyet për emrin e agjencisë, që kishte kryer ekspertizën.

“Jo nuk mund t’ju ndihmoj në këtë. Përgjigja ime është e qartë dhe e prerë. Ajo që i është servirur publikut shqiptar si material autentik është një manipulim i shëmtuar dhe detajet si e pse janë çështje të prokurorisë dhe debatit.”

Në mbledhjen me deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ditën e mërkurë, pas publikimit të audio-përgjimit, kryeministri Rama deklaroi se kishte kontaktuar me një agjenci të specializuar për ekspertizën e autenticitetit dhe se përgjigja e saj i mjaftonte si provë.

“Për sa i përket regjistrimit audio, unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët shkencorë të botës, mua ajo përgjigje më mjafton. Po bëj një parantezë jo për të influencuar hetimin për të thënë montazh, por nuk jemi përballë asnjë prove kompromentuese, por përballë një mashtrimi me një material joautentik me të cilin synohet destabilizimi i qeverisë dhe çelja e negociatave.” – tha Rama.

Pyetjet që shtrohen për kreun e qeverisë janë:

Pse nuk e tregon agjencinë që ka kryer ekspertizën?

Me çfarë të ardhurash e ka paguar?

A po e intimidon Edi Rama prokurorinë? /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto