Templates by BIGtheme NET

Thyejnë xhamat, autorët grabisin supermarketin te “Myslym Shyri”

Mëngjesin e sotëm  tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një supermarketi në Tiranë dhe kanë marrë kasafortën.

Kjo ngjarje ka ndodhur rrugën “Medar Shtylla” në zonën e ‘Myslym Shyrit’. Tre autorët nuk janë mjaftuar vetëm me marrjen e kasafortës së supermarketit, por kanë marrë edhe sende të tjera dhe janë larguar me një makinë. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftim i Policisë:

“Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve”- thuhet në njoftimin e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto