Templates by BIGtheme NET

FSHF dënon dhunën ndaj albitrit në sfidën Shkumbini-Veleçiku, lojtari do marrë ndëshkimin e duhur

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një reagimi ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj albitrit Klajdi Kola në ndeshjen e kategorisë së parë nëpërmjet Shkumbini-Veleçiku.

Në reagimin e FSHF-së shkruhet se lojtari do të marrë ndëshkimin e duhur bazuar në rregullat e Disiplinës Sportive.

Reagimi i FSHF-së:

Federata Shqiptare e Futbollit reagon me forcë karshi dhunës në drejtim të arbitrave, më konkretisht në episodin e shëmtuar të ndodhur sot në përfundim të ndeshjes mes Shkumbinit dhe Velecikut për playoff-in e Kategorisë së Parë, ku një futbollist i Shkumbinit ka goditur me grusht arbitrin e takimit. Kjo ngjarje është tërësisht e papranueshme, dhe do të marrë ndëshkimin e duhur në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

Dhunimi në fushë i arbitrit të takimit, dhe veprimi antisportiv e tërësisht ekstrem i futbollistit peqinas është totalisht i dënueshëm dhe meriton ndëshkim të rëndë nga organet disiplinore. FSHF nuk do të tolerojë asnjëherë, askënd dhe kërrkënd që provokon, nxit dhe ushtron akte dhune në fushat e futbollit.

Të tilla ngjarje nuk i përkasin lojës së futbollit dhe si të tilla kërkojnë ndëshkimin e merituar.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto