Templates by BIGtheme NET

Kontraktoni një hajdut t’ju mbyllë dosjen

Nga Flamur Vezaj

Në Shqipëri ka filluar një trend i ri! Zhdukja e dosjeve ose provave me ndihmën e hajdutëve! Dikur zhdukjen e provave e bënte policia, më pas duke parë se ishte biznes me leverdi filluan disa prokurorë të prishin provat me metoda të ndryshme kundrejt pagesave të majme!

Por shpejt kjo metodë kaloi në Gjykatë, e cila në respektim të parave të futura në Kodin e Procedurës Penale filluan të zhvleresonin provat me procedurë! Por edhe kësaj metode i doli boja, sidomos me avancimin e teknologjisë dhe zhurmës së “Vetingut”! Tashmë gjërat kanë ndryshuar!

Me emërimin e Prokurorës së Përgjithshme të përkohshme (që do zhbënte komandimet por që po zhytet në të njëjtin llum si paraardhësi i saj me këtë fenomen) filloi ndryshim i ri nga qyteti bregdetar i Durrësit!
Fillimisht komandoi shoqen D.Prela si drejtuese të prokurorisë së Durrësit, e cila me ndihmën e shoqes tjetër po prokurore A.Jella i mbyllën “kallezimin penal” shefes së përkohshme të Prokurorisë A.Marku (shif foton)!

Në kohën e D.Prelës hajdutët e nisën me grabitjen e postës sekrete dhe u larguan në drejtim të paditur! Ditën e vjedhjes së postierit prokurorja e përkohshme e gradoi duke komanduar D.Prelën në krye të Krimeve të Rënda dhe në vend të saj komandoi shoqen tjetër A.Jella! Akoma pa u tharë boja në letrat e nisjes së procedimit për hajdutin e postës sekrete, grabitësit të orientuar me korrdinata të sakta i mësyjnë zyrës së prokurorit A.Shehu, i cili mban edhe detyrën e shefit të “Task Forcës” kundër korrupsionit ose thënë ndryshe me modelin “Xhafa” shef i prokurorëve të operacionit në letër të quajtur “forca e ligjit”!

#Hajdutet nuk paska kursyer dosjet e piketuara, disa ekspertiza, kompjuterin e punes se prokurorit, USB-te qe kane gjetur ne zyre etj etj dhe serverin e kamerave te sigurise duke u larguar te pashqetesuar ne drejtimin e tyre! Misioni u mbyll me suksese!

Edhe këtë rast, prokuroria do thotë “nuk kanë vjedhë gjëra me rëndësi” ama pas pak muajsh do mësoni se cilat dosje të grabitjeve të pronave, korrupsionin e zyrtarëve, tenderat e bashkisë, pasuritë e personave me të kaluar kriminale, etj, janë pushuar! Ndërsa dosjet e tjera që janë gjetur në zyrë, për pak ditë i gjeni në tregun e zi, në shitje!

Ja pra metoda e re e mbylljes se dosjeve me ndihmën e hajdutëve!

P.S. Po Policia ku ishte, nuk kishte fare informacion operativ në parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda? Po kush do mbajë përgjegjësi apo si gjithmonë vetëm roja i shkretë?!

Kujdes Krimet e Rënda se do mësyjnë hajdutët edhe andej.

Donika Prela dhe Arta Marku

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful