Templates by BIGtheme NET

Krichbaum shënjestron Ramën: Krimi i organizuar arrin qarqet më të larta të qeverisë! Komisioni Evropian naiv!

Gunther Krichbaum, deputeti i CDU-së gjermane dhe njëkohësisht kreu i Komisionit për Çështjet Europiane të Bundestagut në një reagim të ri shënjestron qeverinë Rama duke thënë se korrupsioni dhe krimi i organizuar shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë.

Sipas Krichbaumit, që është i vendosur në qëndrimin e tij se për Shqipërinë është e parakohshme hapja e negociatave, edhe Komisioni Evropian ka treguar naivitet në vlerësimet e tij.

Për “Welt”, Krichbaum përsëriti se hapja e negociatave do të ishte e parakohshme.

“Në këtë moment unë jam në mënyrë të qartë kundër negociatave të pranimit me Shqipërinë”, tha deputeti i CDU-së Kristian Gunther Krichbaum. “Hapja e negociatave tani do të ishte e parakohshme”

Megjithëse Shqipëria ka nisur “reforma të shumta”, për shembull në gjyqësor, ato duhet “të zbatohen tani tërësisht”. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë”, argumenton politikani i CDU-së. Komisioni Evropian ka “treguar naivitet në këtë çështje”.

“Welt” shkruan më tej: “Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre. Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çështjeve europiane  të Bundestagut. Në polemikë, Krichbaum ishte treguar poshtërues ndaj Ramës thonë deputetët.”/Hashtag.al

Linku i shkrimit të plotë të medies gjermane: Kliko Këtu

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful