Templates by BIGtheme NET

‘Veç perandori i Japonisë rri kaq shumë në pushtet sa politikanët tanë’

NGA ARTAN FUGA

Klasa politike dhe pleqësia e fshatit

Vetëm në Shqipëri dhe në disa vende Afrikane, veç perandorit të Japonisë, politikani rri në politikë 30 vjet.

Se poqese demokracia do të funksiononte, çdo politikan e deputet do të hynte e dilte nga politika aktive sikurse do ta donte etika politike e demokracisë të vërtetë.

Rri pak kohë, 5 deri 10 vjet dhe ikën në punë të vet.

Pse rrinë kaq shumë te ne? A thua se ka të pazëvendësueshëm!

Kemi vendosur në vështirësi dhe aletatët tanë.

Nja pesë presidentë amerikanë janë ndryshuar dhe bëjnë foto me të njejtën qeveritarë a deputetë shqiptarë.

Pesë presidentë francezë

Shtatë a tetë kryeministra italianë.

Në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, Portugali, pothuajse e gjithë klasa politike e rinovuar.

Përballë tyre në Shqipëri të njejtët.

Edhe antarët e byrosë politike nuk qendronin 30 vjet! I vinin, i nderonin, i përdornin dhe pastaj i qëronin.

Për të mos folur pastaj për nëpunësit e ministrive të jashtme të vendeve aleate. Kemi nxjerrë në pension një brez të tërë nëpunësish që nisën 30 vjeç në ministritë e vendeve të tyre e tani dolën në pension 60 vjeç.

Po vijnë nëpunës të tjerë andej dhe këtej kufirit te ne shohin po ata përsëri.

Demokracia është pushtet i qytetarit dhe i ushtruar nga qytetari, jo nga pleqtë e fisit, që sa më shumë rrinin në pleqësi aq më shumë kishin të drejtë të rrinin.

I ka dalë boja kësaj pune.

Politika nuk është profesion si gjithë të tjerët që njeriu po i hyri duhet të qendrojë në të gjithë kohës. Ky do të ishte uzurpim.

Deputeti dhe ministri nuk janë mjek, inxhinjer, pedagog, që logjikisht dalin në pension në profesionin e vet.

Këtu u bënë deputetë dhe po dalin në pension deputetë ministra, e kështu me radhë.

A nuk mjafton kjo për të vendosur dyshimin: Çfarë ka që disa shërbëtorë politikë të popullit bëjnë çdo gjë dhe lidhen pas kolltuqeve për të qenë gjithë jetën shërbëtorët tanë?

Pse zgjidhen dhe emërohen gjithnjë të njejtët?

Në çfarë transformohet demokracia kur në pushtet janë të gjithë të njejtêt njerëz!!!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful