Templates by BIGtheme NET

Çështja e emrit, Zaev: Parimisht kemi marrëveshje me Greqinë

Për çështjen e emrit kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe i Greqisë Alexis Tsipras pritet të bisedojnë sërish.

Gjatë një konference për shtyp, Zaev deklaroi se deri ditën e premte do të zhvillojë një bisedë telefonike me homologun e tij grek. Zaev tha se parimisht ka një marrëveshje me Greqinë.

Në bisedë, dy liderët do të bien dakord për hapin e radhës dhe më pas pritet që mes tyre të ketë një takim kokë më kokë.

Zaev theksoi se pavarësisht çfarëdo emri që do të zgjidhet, do të kalojë në referendum. Në vjeshtë, populli maqedonas do të votojë për emrin e ri që pritet të ketë Maqedonia. Nëse vendoset për po atëherë do të vendoset emri i ri i Maqedonisë. 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto