Templates by BIGtheme NET

Maqedonia e Greqia folën për marrëveshje për çështjen e emrit, presidenti Ivanov vë kushte

Edhe pse Greqia dhe Maqedonia lajmëruan sot e kanë arritur një marrëveshje për emrin e Maqedonisë, presidenti i vendit, Ivanov, ka njoftuar se nuk do pranojë asnjë zgjidhje që do të përmbajë ‘erga omnes’, raporton agjencia INA.

“Qëndrimi i Presidentit Ivanov është parimor, por edhe konsistent me qëndrimet e të gjithë presidenteve të deritanishëm të Maqedonisë. Ky qëndrim është se presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për emrin për përdorim të përgjithshëm ose erga omens”, thuhet në reagimin e kabinetit të presidentit.

Lidhur me procesin e negociatave për emrin, Ivanov nesër do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Dimitrov.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto