Templates by BIGtheme NET

Rama: Austria na tha PO

Pas takimit me kancelarin austriak Sebastian Kurz kryeministri Edi Rama është shprehur se Austria i tha “PO”, Shqipërisë në lidhje me negociatat e Qershorit.

“Austria PO dhe në krah të Shqipërisë për çeljen e negociatave – Një takim shumë pozitiv në Vienë me kancelarin Kurz, i cili është angazhuar edhe në komunikimin me vendet që siç e theksoi edhe publikisht ai vetë, janë hezituese për shkak të dinamikave të tyre të brendshme”, shprehet Rama teksa ka publikuar edhe videon e takimit me kancelarin e austriak Kurz.

Duhet të themi se kancelari austriak Sebastian Kurz  gjatë takimit të sotëm i kujtoi kryeministrit shqiptar Edi Rama se një nga problemet më të mëdha që duhet adresuar është emigrimi i paligjshëm në Evropë, duke e patur komentin e tij në mënyrë indirekte edhe për Shqipërinë.

“Duhet të luftojmë kundër emigracionit të paligjshëm”, theksoi Kurz në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën që ndodhet në Austri.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto