Templates by BIGtheme NET

“Një grua nuk e bën dot punën time”, shpërthejnë replikat kundër Drejtorit Ekzekutiv të Qatar Airway

Komenti i Drejtorit Ekzekutiv të Qatar Airways, Akbar Al Baker, ka bërë bujë në rrjet duke inatosur gjininë femërore dhe mbështetësit e barazisë gjinore.

I pyetur në një intervistë se çfarë hapash janë ndërmarrë për të eliminuar diskriminimin gjinor në industrinë e aviacionit në Lindjen e Mesme, Al Baker theksoi se ndonëse kompania e tij po lëvizte  drejt barazisë gjinore, asnjë grua nuk mund të ulej në karrigen e tij.

“Sigurisht që duhet të udhëhiqet nga një mashkull, sepse është një pozicion shumë sfidues”, tha Al Baker në një konferencë shtypi në Sydney.

Në reflektim të mëtejshëm se pse ishte grua e papërshtatshme për pozitën e drejtorit të Qatar Airways, Al Baker tha se ai i ishte referuar një individi dhe jo stafit në përgjithësi.

Edhe pse 33% e stafit të tij janë femra sërish përdoruesit e Twitter-it, nuk u kursyen me vërejtjet e tyre.

“Unë dyshoj se gruaja që drejton Gjermaninë, për shembull, mund të përballojë Qatar Airways”, shkruan Sam Freedman, drejtor ekzekutiv i Teach First.

Ndërsa gazetarja Catherine Marshall shkroi se ndonëse kompania ajrore kishte marrë në punë gratë për të qenë stjuardesa, kjo vështirë se e bënte kompaninë më mendjehapur sepse aplikantet femra ishin të detyruara të ishin nën moshën 35 vjeç dhe ‘single’ për të përmbushur kriteret e pranimit në punë.

Epo të paktën Qatar Airëays preferon femrat si stjuardesa. Por edhe këto për sa kohë që janë ‘single’ dhe nën moshën 35 vjeçare. Sepse, ju e dini, kur gratë mbushin 36 vjeç ose martohen, ata papritmas bëhen po aq të paafta sa gratë që duan të drejtojnë linjat ajrore”.

Ndërkohë korrespondenti i Bloomberg, Iain Marlow pasqyroi mospërputhjen e Al Baker gjatë konferencës për shtyp me një intervistë tjetër ku ai kishte pranuar se një grua mund t’ja zinte vendin.

“Vetëm një njeri mund të bëjë punën time. Unë besoj në barazinë gjinore. Unë do të trajnoj një grua për të zëvendësuar mua.”

Komenti i parë: ” Ky burri me siguri ka një grua në shtëpi që e pyet për problemet e vështira.”                                                                                                    Komenti i dytë: “E pabesueshme…Edhe po të ishte shaka, është një shaka e keqe”.

Marrë nga: rt.com

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto