Templates by BIGtheme NET

Teksa mbillte patate gjen një kafkë, gruaja e “qetëson”: Mos u shqetëso- është burri im i parë

Teksa po gërrmonte në oborr për të mbjellë perime, një kopshtar ka gjetur një kafkë, e cila sipas gruas së tij i përkiste burrit të saj të parë që ajo e kishte vrarë dhe varrosur 20 vjet më parë.

60-vjeçarja i shpjegoi qetësisht bashkëshortit aktual situatën: “Mos u bëj merak, është burri im i parë”. Ajo i rrëfeu atij vrasjen dhe i kërkoi partnerit të saj të ri që të rivarrosnin eshtrat, ta harronin si ngjarje dhe të mos i tregonin policisë.

Megjithatë, ai e injoroi atë dhe e kallëzoi në polici.

Gruaja i kishte rrëfyer atij se 20 vjet më parë ajo kishte goditur bashkëshortin e saj me një sëpatë gjatë një grindjeje pasi ai ishte kthyer në shtëpi i dehur dhe kishte ushtruar dhunë mbi të.

Gruaja pranoi vrasjen e bashkëshortit dhe çështjen tani po e shqyrtojnë krimet e rënda, ndërsa gruaja është nën arrest shtëpie gjatë hetimit. Ajo përballet me akuzën për vrasje me paramendim dhe mund të marrë një dënim maksimal prej dhjetë vitesh burg.

Mesa duket duke mbjellë patate, burri shpëtoi jetën e tij.

Marrë nga: dailymail.co.uk

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto