Templates by BIGtheme NET

Puthi një femër në buzë, Duterte premton dorëheqjen por me një kusht

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, u është përgjigjur akuzave ndaj tij se ka tejkaluar kufijtë, kur puthi një grua në buzë në një aktivitet publik.

Ai u zotu të dorëhiqej nëse gratë e vendit do nënshkruanin një peticion ku do i bënin thirrje të largohej.

“Nëse ka gra të mjaftueshme për të…Po mendoj se nëse të gjitha gratë këtu do të nënshkruajnë një peticion për mua për të dhënë dorëheqjen, unë do të jap dorëheqjen”, tha presidenti për një konferencë për media të Koresë së Jugut të martën.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto