Templates by BIGtheme NET

Edhe pse gratë saudite fituan të drejtën e patentës, sërish nuk mund t’i bëjnë këto 8 gjëra

Edhe pse Arabia Saudite ka filluar të lëshojë patenta për gratë, megjithatë ka ende mënyra të tjera që femrat janë të diskriminuara në krahasim me gjininë mashkullore.

Ndërkohë që gratë tani mund të votojnë dhe të ngasin makinën, ato ende duhet të kërkojnë leje nga një mashkull – siç duhet të bëjnë edhe për të gjitha vendimet e tjera të rëndësishme.

Këto janë tetë gjërat prej të cilave gratë ende janë të diskriminuara në Arabinë Saudite:

  1. Gratë duhet të respektojnë një kod të rreptë veshjeje, dhe të veshin vetëm abaya.
  2. Gratë nuk mund të shoqëohen me burra për të cilët nuk kanë lidhje familiare.
  3. Nëse duan të largohen nga shtëpia, të udhëtojnë, të punojnë, të marrin me qira një banesë, të bëjnë një kërkesë ligjore ose të kenë qasje në kujdes shëndetësor të caktuar, duhet të shoqërohen ose të kenë lejen nga një wali – një kujdestar mashkull, i cili zakonisht është bashkëshorti i tyre, babai, vëllai, xhaxhai apo edhe biri.
  4. Gratë duhet të kërkojnë leje nga kujdestarët e tyre për t’u martuar ose për t’u divorcuar. Gratë që duan të martohen me një të huaj duhet të marrin miratimin nga Ministria e Brendshme por ato nuk lejohen të martohen me një jomusliman.
  5. Gratë nuk lejohen të kenë llogaritë e tyre bankare ose të kontrollojnë financat e tyre pa lejen e kujdestarit të tyre.
  6. Sistemi ligjor saudit thotë se dëshmia e një gruaje është vetëm gjysma e asaj të një burri.
  7. Vajzat marrin vetëm gjysmën e trashëgimisë që marrin vëllezërit e tyre.
  8. Në rastet e shkurorëzimit, femrat lejohen të kujdesen për fëmijët e tyre derisa të arrijnë moshën 7 vjeç për djemtë dhe nëntë për vajzat.

Marrë nga: rt.com

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto