Templates by BIGtheme NET

Minatorët protestë para Kryeministrisë: Miratoni statusin ose s’shkulemi nga vendi

Mosmiratimi i ‘Statusit të Minatorit’ nga ana e qeverisë, ka nxjerrë në protestë sindikatat e minatorëve përpara Kryeministrisë.

Mirëpo vetëm mëngjesin e sotëm, policia u ka kthyer përgjigje kërkesës për të zhvilluar protestën se nuk miratohet.

Pavarësisht kësaj, minatorët janë mbledhur për të protestuar dhe thonë se kjo është vetëm një protestë paqësore dhe s’e kuptojnë arsyen e refuzimit të kërkesës së tyre nga ana e policisë.

Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë tha se protesta do të vazhdojë gjithsesi edhe pa lejen e policisë.

“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohën sa më të shkurtër. Ne jemi të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Taf Koleci.

“Kërkojmë miratimin sa më shpejt të statusit të minatorit. Se gjysma e minatorëve nuk janë gjallë dhe ata që kanë ardhur këtu janë me një këmbë në varr. Juve i keni dhënë statusin oficerëve, që hanin pilaf e pula maleve. Ju bëj një pyetje, sa oficerë janë vrarë maleve? Ju jeni 140 deputetë, pse duhet të jeni kaq shumë?

Duhet të ketë deputetë aq sa ka bashki dhe rrogat e deputetëve të tjerë t’u shpërndahen pensionistëve. Ne jemi këtu për një protestë paqësore, sepse mbi të gjitha jemi familjarë, jemi gjyshër dhe duam të drejtat tona, duam statusin që na takon”, tha një nga minatorët.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe sindikata e Punëtorëve, metalurëve dhe naftëtarëve./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful