Templates by BIGtheme NET

Shkon me të mbathura në polici, çfarë i bënë politikanit gjerman?

Politikani gjerman Alexander Eberhardt Gauland u bë objekt tallje në Gjermani pasi një njeri i panjohur vodhi rrobat e tij, teksa politikani po lahej në një liqen.  Për shkak të vjedhjes atij iu desh që të hynte në një stacion policie duke mbajtur vetëm të mbathura.

Për shkak të temperaturave të nxehta bashkëdrejtuesi i Alternativës për Gjermaninë (AfD) Aleksandër Gauland shkoi të lahej në Heiliger See në Potsdam, një liqen pranë apartamentit të tij.

E teksa politikani po relaksohej, një i panjohuriu afrua rrobave të tij dhe duke bërtitur: “Ky nuk është vend noti për nazistët!”, mori rrobat e Gauland dhe u largua.

Sipas 77-vjeçarit në pantallona ndodheshin çelësat e apartamentit kështu që duhet të ndryshonte të gjithë sistemin e shtëpisë së tij.


Ndërkohë fotoja e tij me bokse që ecte pranë policit është bërë një hit i mediave sociale. Shumë prej atyre që e kanë parë iu ka kujtuar përrallën “Rrobat e Reja të Perandorit”, duke iu referuar historisë së Hans Christian Andersen për një perandor që ishte mashtruar për të mosveshur rroba në një ceremoni zyrtare.

Policia beson se incidenti mund të jetë i motivuar politikisht. Gauland kohët e fundit bëri një vërejtje të diskutueshme duke thënë se “Hitleri dhe socialistët nacionalistë janë vetëm tregu i shpendëve në 1,000 vjet histori të suksesshme gjermane.”

Marrë nga: rt.com

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto