Templates by BIGtheme NET

Prokurorja 69-she e përkohshme!

Nga Flamur Vezaj

“E shikoj Prokurorinë në kaos, Prokurorët janë të demotivuar, pasi emërimet apo shkarkimet nuk kanë lidhje me meritën e tyre. Ka vështirësi në implementimin e Reformës në Drejtësi. Ka shpërndarje të pabarabartë të ngarkesës në punë”-Arta Marku para komisionit si kandidate për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme!

Edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj që kur hyri në atë zyrë me 69 vota, Prokuroria përsëri vazhdon në kaos dhe prokurorët janë të demotivuar! Kjo për disa arsye ku mes tjerash edhe këto që po rendis më poshtë:

A.Marku ashtu si A.Llalla sapo erdhi në zyrë vazhdoi me hakmarrjet personale apo në respektim të “politikës” duke pezulluar nga detyra prokurorë e duke i degdisur të tjerë në rrethe të humbura!

Premtoi ndërprerjen e komandimeve po ndodh e kundërta, po vazhdon me të njëjtat ritme si A.Llalla!

Komandon e emëron shoqet dhe shokët e klasës dhe me ata që ka miqësi pa iu përmbajtur asaj që e deklaroi vetë, “emërimet dhe shkarkimet nuk kanë lidhje me meritat”.

Promovon prokurorë që kanë hetuar gazetarë dhe që i kanë shërbyer me devotshmëri politikës! Rasti i fundit i A.Martinit i cili çdo pasdite pinte kafe me S.Tahirin tashmë në hetim për trafik droge dhe me porosi të Tahirit arrestoi D.Zaganin për akuza të sajuara!

Premtoi luftë kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, u mjaftua me disa dosje që Llalla i kishte “ngrirë” por asnjë “peshk i madh” në rrjet!

Prokurorëve nuk i është dhënë asnjë garanci, kanë frikë të hetojnë zyrtarë të lartë se do i ndëshkojnë në emër të “Vetingut”!

Vështirësitë në implementimin e Reformës në Drejtësi janë përkeqësuar pasi institucioni është në ngërç!

Nuk kishte ndodhur të vidhen provat në Prokurori dhe drejtuesit e institucioneve në vend se të “ndëshkohen” ata promovohen!

Komandoi në më pak se 6 muaj, gati të gjithë drejtuesit e prokurorive ku bie në sy promovimi i disa prej tyre nga zona e saj sikur prokuroria nuk ka të tjerë! Etj, etj, etj… S’keni parë gjë akoma!

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful