Templates by BIGtheme NET

Reagon Gjykata e Lartë për takimin kompromentues mes Blushit dhe gjyqtarit Dvorani: Ishte koicidencë!

Reagon Gjykata e Lartë për takimin e Ben Blushit me gjyqtarin Ardian Dvorani, para zhvillimit të seancës gjyqësore për pronësinë e “Top Channel”.

“Ishte koicidencë!”, ky është shpjegimi i parë i takimit që kompromenton rëndë gjyqtarin Dvorani dhe drejtësinë shqiptare.

Zyrtarisht për “Hashtag.al” gjykata thotë:

“Z. Dvorani nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

Ishte një koicidencë faktesh pasi ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në këtë çështje.

Gjyqtarët janë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur, pasi janë vënë në dijeni nga palët dhe do t’i përgjigjen palëve në lidhje me këtë.”

Por, nga hulumtimi del se datën e seancës, më 25 Maj, është paraqitur gjyqtari Ardian Dvorani, ndërsa pala kundërshtare me Vjollca Hoxhën në gjyq, pretendon se Dvorani ka kërkuar të imponojë prezencën e tij në gjyq, sepse ai nuk ishte shortuar dhe nuk ishte zgjedhur me procedurë anëtar i trupës, për zëvendësimin e Medi Bicit.

Ardian Dvorani është një anëtar i Gjykatës së Lartë, me mandat zyrtar të përfunduar, ndonëse ka mundur të gjejë shtigjet për të qëndruar provizorisht në këtë gjykatë.

Mësohet se kjo seancë e datës 25 Maj është ndërprerë, pasi gjyqtari Shkëlzen Selimi ka kërkuar kohë të njihej me aktet e dosjes.

Por ndërsa gjyqtari Dvorani ka tentuar më datën 25 Maj të imponohet si pjesë e trupës gjykuese, filmimet e datës 24 Maj (vetëm një ditë para seancës), e kanë fiksuar atë në një takim të përzemërt në Bar ‘Panevino” (Hotel Plazza), me drejtorin aktual të Top Channel, Ben Blushi.

Sot, Hashtag.al publikoi fotot ekskluzive të takimit të përzemërt mes drejtorit të Përgjithshëm të “Top Channel”, Ben Blushit dhe gjykatësit të çështjes së pronësisë së këtij televizioni, Ardian Dvorani./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto