Templates by BIGtheme NET

Almeda Abazi’ i nxjerr bojën’ “Dancing With the Stars”: I pagova vetë shpenzimet, Tolga ngeli pa fjalë

Aktorja shqiptare e cila zhvillon karierën e saj në Turqi Almeda Abazi është shprehur e pakënaqur me produksionin e emisionit “Dancing With the Stars” për pritjen që i bënë asaj për prezantimin e spektaklit.

Në një postim të sajin në rrjetet sociale Almeda Abazi shpreh pakënaqësinë për pagesën ekstra të  hotelit që asaj i duhej të paguante për të cilin duhej që t’i ngarkohej produksionit.

Gjithashtu Abazi shpreh pakënaqësinë e saj edhe për “mikpritjen” që i bënë të dashurit të saj turk Tolga, për të cilin produksioni nuk u kujdes që ta priste atë në formën më të mirë.

 

“Sapo bëra check out nga hoteli ku kam qëndruar 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time sapo pagova shpenzimet extra për (ujin që kam pirë nga minibar) dhe laundry që kam larë rrobat madje dhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pas asnjë lloj interesi dhe përfitimi erdhi me dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing With the Stars Albania duke lënë angazhimet në Turqi” shkruan Almeda Abazi.

Postimi i Almeda Abazit në rrjetet sociale

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto