Templates by BIGtheme NET

Oferta e Real Madrit për Ronaldon jo më shumë se 33 milionë euro, larg synimeve të portugezit

Drejtuesit e “Real Madridit” i kanë ofruar Cristiano Ronaldos një kontratë të re që përfshin një pagesë, që nuk është as sa gjysma e asaj që portugezi kërkon.

Mediet sportive në Spanjë kanë raportuar se menaxhuesit e “klubit mbretëror”, i kanë ofruar Ronaldos një pagë vjetore prej 33 milionë euro.

Të njëjtat burime thonë se shuma e ofruar nuk do të mjaftojë për të mbajtur Ronaldon në “Santiago Bernabeu”, pasi ai kërkon një pagë vjetore prej 73 milionë euro, transmeton Atsh.

Ronaldo, aktualisht një ndër futbollistët më të mirë në botë, i cili ka luajtur për nëntë sezone me “Real Madrid”, fiton shumë më pak se rivalët e tij kryesorë, Lionel Messi, që paguhet nga “Barcelona” me 55 milionë euro në vit dhe Neymar nga “PSG” me 38 milionë euro në vit.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto