Templates by BIGtheme NET

Po hidhej me parashutë në Malet e Istogut, shqiptari rrëzohet dhe humb jetën (FOTO)

Një 58-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në bjeshkët e Istogut, ndërsa po bënte hedhje me parashutë.

Mësohet se i ndjeri quhej Xhavit Pepshi, por ende nuk është bërë me dije nëse ai ishte parashutist profesionist apo amator.

Pepshi mësohet se po bënte hedhje me parashutë në Malet e Istogut, mirëpo në një moment ka humbur kontrollin e parashutës dhe ka rënë në tokë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra. “Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, policia ka marrë një informatë për një 58 vjeçar të lënduar në Livadhet e Kabashit në Istog. Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se personi ishte pa shenja jete.”tha Ibra para mediave.

Sakaq policia e Kosovës ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e tjera të ngjarjes.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful