Templates by BIGtheme NET

Vajza e ambasadorit të SHBA-ve në Rusi quan Trumpin diktator

Abby Huntsman u kërkoi ndjesë shikuesve të emisionit të saj, pasi iu referua takimit të Donald Trump dhe Kim Jong-un si “një takim mes dy diktatorëve”.

Huntsman, vajza e ambasadorit amerikan në Rusi po diskutonte mbërritjen e Trump në Singapor.

Dhe teksa po transmetohej Trump që dilte nga aeroplani Air Force One, Huntsman ndërpreu kolegun e saj e tha: “Anthony, kjo është histori. Pavarësisht nga ajo që ndodhë në atë takim mes dy diktatorëve, kjo që po shohim tani, kjo është histori”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto