Templates by BIGtheme NET

Harrojeni afrikanin, heroi i dytë i Francës është një shqiptar (VIDEO)

Pas rastit të Mamoudou Gassama, të riut që konsiderua hero pasi arriti të shpëtonte jetën e një fëmije duke u kacavjerrë deri në katin e katërt, tanimë heroi i dytë i Francës është një shqiptar.

Florim Shehu është i riu i cili për banorët e komunës së vogël të Changé-s është një hero, pasi ka shpëtuar dy familje nga përmbytjet që goditën rajonin e Mayenne-s në Francë gjatë fundjavës së shkuar.

Mediat franceze bëjnë me dije se Florimi në fillim u kujdes për një fqinj dhe dy fëmijët të tij të cilët ishin të bllokuar në banesën e tyre për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Ai i mori dhe i strehoi në apartamentin e tij një kat më lart.

Mirëpo Florim nuk është mjaftuar me kaq. Pas një telefonate të dytë nga djali i një fqinjeje tjetër, ai ka dalë nga shtëpia e tij për të parë situatën te fqinjët.

Djali që e kishte telefonuar jetonte në Paris, por familja e tij me origjinë nga Ukraina qëndronte në komunën e vogël të Changé.

Prindërit dhe një grua e re jetonin në katin përdhesë, që ishte i mbushur me ujë. Dera ishte e mbyllur dhe u duhej të dilnin nga dritaret. Por Florim ia doli t’i shpëtonte.

“Është heroi ynë”, thonë fqinjët për shqiptarin nga Kosova.

Nga përmbytjet e së djelës, Florim mbeti pa makinë por ai ka fituar mirënjohjen dhe respektin jo vetëm të komunës së Change, por të të gjithë Francës pasi tanimë të gjitha mediat flasin për të.

Florim Shehu jeton prej tre vitesh në Francë ku ka aplikuar për azil në  prefekturën e Mayenne-s, megjithatë ende nuk ka marrë një përgjigje. Të ketë edhe ky fatin e afrikanit Gassama dhe të marrë nënshtetësinë franceze për shkak të këtij gjesti human?

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful