Templates by BIGtheme NET

Incidenti i Haradinajt me zonjën në Prizren, Rrjeti i Grave: Të kërkojë falje!

Incidenti që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pati në ceremoninë e 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku largoi me duar një zonjë nga Shqipëria është komentuar së tepërmi në Kosovë.

Rrjeti i Grupeve të Grave ka reaguar ashpër ndaj këtij veprimi të kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Igballe Rogova është shprehur për emisionin “Frontal” në T7, se nëse Haradinaj nuk kërkon falje zonjës, do të bëjnë një peticion për t’i kërkuar atij të largohet nga posti.

Rogova hodhi dyshime se kryeministri mund të kishte të njëjtën sjellje edhe në familjen e  tij.

“Na ka turpëruar të gjithë ne qytetarëve të Kosovës, ndaj duhet të bëjë diçka shumë shpejt. Sepse vërtetë e tregon se si po ndërtohet ky shtet. Me një kryeministër që po vepron ashtu, është një vepër patriarkale. Me u pa një reagim i tillë në një manifestim shumë zyrtar, është turp. Ai duhet të ftojë këtë zonjë në një takim dhe t’i kërkojë falje. Ne do të bëjmë një peticion dhe do të kërkojmë dorëheqjen e tij”, tha Rogova.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto