Templates by BIGtheme NET

Kabashi bën deklaratën e fortë: Qeveria ndërhyn në politikën e teatrit, jemi më keq se në diktaturë

Aktori i mirënjohur Mirush Kabashi i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ka bërë një deklaratë të fortë për sa i përket artit dhe ndërhyhrjes së politikës në të.

Kabashi duke folur për çështjen e teatrit është shprehur se në Teatrin Kombëtar ka censurë poolitike dhe ideologjike dhe se klasa politike ndërhun në të.

Për politizimin e teatrin Kabashi shprehet se “Politikën e artit e vendos qeveria në mbledhjen e saj, ndërsa drejtorët e artit i vendos kryeministri, ndërsa ministri i kulturës  vendos bordin artistik. Atëherë a ka më shumë politizim se kaq. Pra ata përcaktohen nga njerëz politik”.

I pyetur nga gazetarja nëse ka ndonjë  rast konkret për politizimin e teatrit Kabashi u shpreh se drejtori i Teatrit të Tiranës më kërkoi pjesën e Gomari i Babatasit për të parë nëse ka ndonjë alegori që bie ndesh me linjën politike”.

Gazetarja Vasili ndërhyri më pas me pyetjen se “jemi në një kohë që mendonim se e kishim harruar?

Jo më vjen keq. Mos e fyeni atë kohë. Në 88 Ramiz Aliaj ia kaloi kompetencat Këshillit Artistik. Sot as ky i fundit nuk zgjidhet nga artistët, e cakton ministri”- u përgjigj Mirush Kabashi.

Pjesë nga intervista e Mirush Kabashit në News 24:

Kabashi: “Gjykoj që demokracia është një mundësi shumë e madhe për një shoqëri”

Vasili: “Sokrati thotë që populli i do ata maskarenj dhe mashtrues që i rrjepin çdo ditë, përputhet kjo me realitetin e tanishëm?”

Kabashi: “Po përputhet për fat të keq, gjersa ne riciklojmë po këtë klasë politike. Politizimi i shoqërisë hap pas hapi është një dukuri shqetësuese dhe drithëruese, është një mundësi për rikthimin e diktaturës, Ky sistem nënkupton që ka ndryshime në kuptimin pozitiv, por nuk duhet të pozicionohemi, duhet të shohim rezultatet.”

Vasili: “Cili është rezultati”?

Kabashi: “Rezultati është ky, që arti sot ndodhet në këtë gjëndje. Nuk po them drejtësi, shëndetësi apo fushë tjetër. Politika bën presione”

Vasili: “Edhe mbi teatrin”?

Kabashi: “Edhe mbi artistët, kanë ushtruar presion ndaj tyre. Janë ndarë artistët në bluz dhe rozë. Sot Sokratin nuk do ta lejonin drejtorët, sepse idetë që hedh Sokrati do zhvishnin politikën”

Vasili: “Ju po thoni që ka censurë politike?”

Kabashi: “Natyrisht që ka, censura ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin”

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto