Templates by BIGtheme NET

Mbaheshin peng, gjenden të vdekur katër fëmijë në Florida

Katër fëmijë të vegjël të mbajtur peng nga një kriminel janë gjetur të vdekur në Orlando të Florida-s. Krimi i rëndë kishte ndodhur pas një konflikti 21-orësh të të dyshuarit që qëlloi një oficer policie në fytyrë.

Pas përballjes me policinë, i dyshuari kishte shkuar në vendin ku mbante peng fëmijët ku kishte qëlluar edhe veten përpos tyre.

“Gary Lindsey Jr., 35 vjeç, i dënuar, u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri, së bashku me katër fëmijët e moshave 1, 6, 10 dhe 11 që ai kishte mbajtur peng deri të dielën”, tha shefi i policisë Orlando John Mina në një shtyp konferencë vetëm para mesnatës.

Incidenti nisi të dielën vonë kur policia në Orlando iu përgjigj thirrjes se po ndodhte dhunë në një familje, në një kompleks apartamentesh në perëndim të qytetit.

Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, i dyshuari hapi zjarr në fytyrë ndaj oficerit Kevin Valencia. Ky i fundit u dërgua në spital në një gjendje kritike, ndërsa i dyshuari u mbyll brenda me pengjet.

Lindsey vazhdoi të shkëmbejë zjarr me oficerët gjatë  natës, ndërsa autoritetet vazhduan të negociojnë me të deri ditën tjetër për lirimin e pengjeve.

Ndërsa ngërçi përparonte gjatë gjithë ditës, autoritetet mbajtën “kontakt të vazhdueshëm” me të dyshuarin.

Mirëpo pasi kishin humbur kontaktet me Lindsey, ekipi i SWAT vendosi të shkojë rreth orës 21:00 sërish në godinë.

Brenda banesës, ekipi i forcave speciale i gjeti të katër fëmijët dhe të dyshuarin të vdekurnga plagët me armë zjarri. Sipas shefit të policisë, mbetet e paqartë kur katër fëmijët u vranë. Policia po vazhdon ende hetimet.

Ndërsa policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e fëmijëve të vdekur, shefi i policisë më herët u kishte thënë gazetarëve se dy fëmijë mendohet të jenë Lindsey-t dhe dy të të dashurës së tij. Po ashtu nuk është bërë i ditur as emri i kësaj të fundit, e cila ishte ajo që kishte dërguar thirrjen për ndihmë në polici, pasi partneri i saj po ushtronte dhunë në familje.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto