Templates by BIGtheme NET

Merkato te Skëndërbeu, ofertat nga klubet e huaja për Gavazajn dhe Micin

Karriera e Enis Gavazajt duket se me shumë mundësi do të vazhdojë në Belgjikë.Kjo bazuar në interesin e madh të shfaqur nga klubet e Superligës belge. Ostende, Sharleroi dhe një tjetër klub, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kanë nisur garën për shërbimet e mesfushorit të krahut të klubit bardhekuq.

Djaloshi nga Prizreni ka qenë prej kohësh i vëzhguari special i klubeve nga liga të ndryshme europiane, për një transferim që pritet të konkretizohet pas paraqitjeve të tij në edicionin e kaluar të Europa Ligë, ku Gavazaj shënoi edhe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve përballë Jang Bojs.

Sirenat e largimit po bien edhe për dy lojtarë të tjerë të ekipit të Skënderbeut, të cilët janë në fund të kontratës. Një situatë e tillë prek në veçanti dy lojtarët bardhekuq. Vangjeli është gjithmonë e më shumë i tërhequr nga rikthimi në Greqi edhe për shkak të familjes që e kanë të vendosur në Selanik. Në këtë drejtim, Vangjeli është më shumë se i dyzuar për zgjedhjen që duhet të bëjë në këtë rast. Një aventure në Europë me Skënderbeun nuk i thuhet jo, ndërsa në anën tjetër kthimi në Selanik e tundon. Pritet që koha të tregojë se cila do të jetë zgjedhja e korçarit. Ndërsa, për Gledi Micin veç Pas Janinës duket se ka shfaqur interes edhe një ekip izraelit që kërkon të marrë shërbimet e fierakut.

Burimi: Panorama Sport

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto