Templates by BIGtheme NET

‘Nazet’ e Kim Jong-un, firmosi marrëveshjen me Trump vetëm me penën e tij

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka zgjedhur penën e tij për të nënshkruar marrëveshjen dypalëshe në samitin e rëndësishëm të Singaporit me Donald Trump.

Tavolina në të cilën të dy liderët ishin ulur gjatë firmosjes së traktatit fillimisht kishte dy stilolapsa të zinj, të cilët kishin të gdhendur në ar firmën e Trump.

Por disa momente përpara se Trump dhe Kim Jong-un të hynin në sallë, një ndihmës nga ekipi koreanoverior duke përdorur doreza të bardha, u pa duke inspektuar një nga stilolapsat që do të përdoreshin gjatë ceremonisë.

Më pas, kur të dy liderët u bënë gati për të nënshkruar dokumentin e përbashkët, motra e vogël e Kimit nxorri një tjetër stilolaps dhe ia dorëzoi liderit koreanoverior në vend të atij të dhënë.

Marrë nga: rt.com

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto