Templates by BIGtheme NET

A do të paguajnë qytetarët për dokumente pas ndërrimit të emrit? Çfarë thotë qeveria maqedonase

Pasi Maqedonia mori emrin e ri nuk kanë qenë të pakta edhe pyetjet e qytetarëve kush do të mbulojë harxhimet e dokumenteve të tyre.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i pyetur se kush do të paguajë harxhimet për dokumentet e
qytetarëve që duhet t’i ndërrojnë me ndërrimin e emrit, tha se qytetarët nuk do të kenë harxhime plotësuese për ndërrimin e dokumenteve sic janë pasaporta, letërnjoftimi dhe dokumente tjera, sepse këto dokumente do të ndërrohen me kalimin e afatit të tyre. 

“Ato janë harxhime të rregullta që do të kenë qytetarët gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale”, theksoi
Ai shtoi më tej se qeveria do të bëjë analiza për dokumente që duhet të ndërrohen dhe se do të bëhen llogaritjet që mos të preken fare qytetarët dhe xhepi i tyre.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto