Templates by BIGtheme NET

Artistët letër të hapur politikanëve: Nëse nuk reagoni deri të premten, do uzurpojmë TK-në

Në seancën e sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kanë marrë pjesë edhe një grup i artistëve të cilët kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ata janë Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina. Në letrën e lexuar nga Celoaliaj, thuhet që artistët ndihen të tradhëtuar nga vendimi i Ministrisë së Kulturës për t’i dërguar Parlamentit projektligjin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.

“Jemi në Kuvendin e Shqipërisë, ku përfaqësohet i gjithë spektri politik shqiptar pavarësisht se një pjesë e spektrit refuzon të na takojë dhe dëgjojë. Kemi përgatitur një letër të hapur. E konceptuar nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.

Zoti president, kryetar i kuvendit, përfaqësues të partive politike, ne që ju shkruajmë jemi përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe shprehim indinjatën e thellë për një hap tërësisht të papritur nga Ministria e Kulturës për tju drejtuar parlamentit me një projektligj të padëgjuar, për të shkatërruar godinën e Teatrit Kombëtar dhe të Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Kemi marrë garanci të plotë se nuk do ndërmerren hapa pa marrë konsensusin e artistëve si grup interesi. Nga ky projektligj e ndjejmë veten të tradhëtuar. Ne mebndojmë se ky projektligj është tërësisht arbitrar.”, thuhet në letrën e artistëve.

“Nëse deri ditën e premte nuk bëhet asgjë për këtë, legjitimohemi se do të uzurpojmë godinën e TK-së si të vetmen formë që zëri ynë mund të dëgjohet.”, tha aktori.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto