Templates by BIGtheme NET

“Der Spiegel”: Shqipëria vendi më i mundshëm për të hapur qendrat e azilit

A i ka premtuar kryeministri shqiptar austriakëve hapjen e qendrave të azilit në Shqipëri? Kjo temë është diskutuar shumë në vendin tonë ditët e fundit.

Rama para disa ditësh takoi kancelarin austrik Sebastian Kurz, i cili deklaroi se Austria do t’i thotë “PO” hapjes së negociatave për Shqipërinë. Por, a e ka marrë “PO”-në Edi Rama në këmbim të premtimit se do hapë qendrat e azilit në Shqipëri?

Media austriake “Der Spiegel” ka publikuar së fundmi një artikull  me titull “Austria po planifikon hapejen e qendrave të azilit në disa vende që janë jashtë BE-së”.

Një nga vendet që theksohet më tepër në artikull është Shqipëria.  Në këtë artikull thuhet se Kryeministri austriak Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer deklaron se Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qëndrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së.

“Austria po punon me një grup të vogël shtetesh mbi projektin. Megjithatë, planet janë deri tani “shumë konfidenciale” për të rritur zbatueshmërinë” e projektit., tha Sebastian Kurz.

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen qendrat, Sebastaian Kurz tha: “Do ta shohim”.

“Der Spiegel” vijon me pyetjen e vetme në artikull: A është Shqipëria vendi i mundshëm?

Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin vendin tonë si të vetmen mundësi.

“Shqipëria si vend i mundshëm? Javën e kaluar, kryeministri danez Lars Løkke Rasmusen konfirmoi se disa vende të BE, duke përfshirë Austrinë, duan të krijojnë qendra pritëse për azilkërkuesit e refuzuar jashtë BE. Raportet e medias austriake kanë referuar kohët e fundit në Shqipëri si vend të mundshëm.

Kurz rregullon në Vienë me populistin e krahut të djathtë FPÖ. Austria do të marrë përsipër presidencën e BE në gjysmën e dytë të vitit. Qeveria austriake dëshiron të përqëndrohet në politikën evropiane të azilit dhe mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE.”, thuhet në artikull./ Hashtag.al

Burimi: http://www.spiegel.de/politik/ausland/oesterreich-plant-mit-einigen-eu-laendern-aufnahmelager-ausserhalb-der-eu-a-1212679.html

 

 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto