Templates by BIGtheme NET

Do flitej për Teatrin Kombëtar, mazhoranca bojkoton Komisionin e Edukimit

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputetët e mazhorancës kanë bojkotuar sot mbledhjen në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

“Nuk është hera e para që ministrja mungon. Sot edhe deputetët e mazhorancës nuk kanë ardhur ku do diskutohet çështja e këtij projektligji. Edhe deputetët e mazhorancës po bojkotojnë. E kemi të qartë pse. Sepse s’mund të mbrojnë një ligj antikushtetues, për një kompani private, interesa private dhe teatri është vetëm një prej krimeve që bëhet përmes këtij ligji, pasi nënkupton shembjen e Teatrit Kombëtar.

Skandali më i madh është fakti se e gjithë pjesa e sipërfaqes së tokës, do t’i jepet nga një kompani private, privatit.

Një veprim i koordinuar nga qeveria. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe.”, tha kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi.

Të pranishëm në komision janë edhe aktorë si Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto