Templates by BIGtheme NET

Emri i Maqedonisë, Hahn: Nuk është e hijshme, Ivanov të marrë përgjegjësitë për marrëveshjen

Komisioneri për zgjerim, Johanes Han, në një intervistë për agjensinë e lajmeve “ MIA” ka komentuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe deklaratën e presidentit maqedonas se nuk do të pranojë këtë marrëveshje.

“Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të merr informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm plotësisht I kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërras Presidentin të merr përgjegjësi. Kjo nuk është çështje e pranimit, por në demokraci mund të presim të dëgjohet njerëzit mes vete dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojë se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejtë ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin”- ka thënë Han.

Më herët presidenti Ivanonv e ka vlerësuar si “joserioze dhe të papërgjegjshme” që një çështje e rëndësishme të zgjidhet me anë të telefonit dhe marrëveshjen personale ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto