Templates by BIGtheme NET

‘Emri i Maqedonisë nuk zgjidhet me telefonata’ – Ivanov ‘përzë’ kryeministrin Zaev

Presidenti maqedonas, Ivanov, i ka pritur vetëm pak minuta kryeministrin Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Dimitrov ditën e sotme, ky dy zyrtarët e qeverisë shkuan të raportojnë për marrëveshjen e emrit me Greqinë, raporton agjencia e lajmeve ‘INA’.

Sipas kabinetit të kreut të shtetit, takimi mes Ivanov e Zaev ka zgjatur dy minuta, ku Ivanov ka thënë se kërkon një zgjidhje që nuk shkakton ndryshime kushtetuese.

Ai e ka vlerësuar si “joserioze dhe të papërgjegjshme” që një çështje e rëndësishme të zgjidhet me anë të telefonit dhe marrëveshjen personale ndërmjet kryeministrave të të dy vendeve.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto