Templates by BIGtheme NET

Fejohet Ariana Grande, sa i kushton unaza me gurë të çmuar (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande tre ditë më parë shpalli fejesën e saj me yllin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson. Çifti po dilte prej një muaji dhe kishin shprehur afrimitet me njëri tjetrin që prej ndarjes së Arianës me ish-të dashurin.

Por menjëherë ata kanë bërë edhe ceremoninë e fejesës.  Billboard ka raportuar ditën e sotme mbi unazën e fejesës së Arianës, e cila është realizuar nga Greg Yuna, i njohur në Manhatan si “Mr. Flawless”.

Unaza e këngëtares ka formën e një loti (nisur edhe nga kënga e saj e fundit, “No Tears Left To Cry”) dhe kushton rreth 93,000 dollarë. Unaza është me gurë diamante 3.03 karatësh dhe i larë në platin.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto