Templates by BIGtheme NET

Hervin Çuli s’e kontrollon dot veten, fyerje personale për Mirush Kabashin (DEBATI)

Pas deklaratave të djeshme të aktorit të madh Mirush Kabashi kundër drejtorit të Teatrit Kombëtar Hervin Çuli, ky i fundit ka reaguar mjaft ashpër duke e fyer aktorin.

Çuli nuk njeh vlerat e Kabashit si aktor, duke thënë se ka qenë 15 vjet në Teatrin Kombëtar si aktor por ka luajtur vetëm një herë, duke shtuar se tërë këto vite e ka marrë rrogën kot.

Por si filloi ky debat mes tyre? Le t’ja nisim nga fillimi…

Çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka futur shumë aktorë në konflikt me Çulin, ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Mes këtyre aktorëve përmendim emra si Robert Ndrenika, Bujar Asqeriu si edhe Mirush Kabashi.

Ky i fundit deklaroi një ditë më parë, ndërsa ishte i ftuar në “News 24”, se në Teatrin Kombëtar ka censurë politike dhe ideologjike dhe se klasa politike ndërhyn në të.

Për politizimin e teatrin Kabashi shprehet se “Politikën e artit e vendos qeveria në mbledhjen e saj, ndërsa drejtorët e artit i vendos kryeministri, ndërsa ministri i kulturës  vendos bordin artistik. Atëherë a ka më shumë politizim se kaq. Pra ata përcaktohen nga njerëz politik”.

I pyetur nga gazetarja nëse ka ndonjë  rast konkret për politizimin e teatrit Kabashi u shpreh se “drejtori i Teatrit të Tiranës më kërkoi pjesën e Gomari i Babatasit për të parë nëse ka ndonjë alegori që bie ndesh me linjën politike”.

Gazetarja Vasili ndërhyri më pas me pyetjen se “jemi në një kohë që mendonim se e kishim harruar?

“Jo më vjen keq. Mos e fyeni atë kohë. Në 88 Ramiz Aliaj ia kaloi kompetencat Këshillit Artistik. Sot as ky i fundit nuk zgjidhet nga artistët, e cakton ministri”– u përgjigj Mirush Kabashi.

Eh pra, kjo deklaratë ka mjaftuar për të nxehur Çulin, drejtorin që qeveria Rama e rizgjodhi në këtë post edhe për katër vite të tjera, duke qenë se ai ishte shprehur pozitivisht ndaj linjës së tyre politike dhe shembjes së godinës së Teatrit.

Ndërkohë që debati deri në momentin kur fliste Kabashi ishte në rangun professional, pra i gjithë problemi trajtohej nga vlerat e godinës aktuale të Teatrit dhe ndërhyrjes së politikës në të për përfitimet e veta, Çuli e ka çuar debatin në rang personal.

Përmes ironisë, Çuli ka drejtuar fyerje personale drejt aktorit të madh, duke injoruar vlerat e tij dhe punën 15-vjeçare në Teatër.

“Hahahaha! Zotëria “hani pini dhe rrëmbeni”, pasi “grabiti” për 15 vjet rrogën në Teatrin Kombetar, ka filluar të recitojë patologjikisht mediave gjoja se i dhemb shpirti për godinën e Teatrit Kombëtar. Ky individ që morri rrogën 15 vjet dhe u ngjit në skenën e TK-së vetëm me një shfaqje, është objekt për librin e rekordeve Gines. 100 milion lekë (të vjetra) ka përfituar me statistikë në 15 vjet zotëria që fuste kartën në bankomat pa u skuqur fare. Nëse ndonjë nga miqtë më gjen diku në Europë, Amerikë, Australi ose në Hënë apo në Mars një “grabitës” të tillë, ju lutem miq të më bëjë me dije.”, thotë Çuli.

Pasi bën fyerje të tilla personale, krejt jashtë temës së diskutimit, Çuli kujtohet të mohojë akuzën se ka kërkuar tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” për ta kontrolluar nëse i përshtatet linjës politike apo jo.

“Ndërkohë individi “hani pini dhe rëmbeni” është edhe një mashtrues ordiner. Më akuzon sonte tek emisioni i Eni Vasilit si censor të programit artistik të institucionit. Por kaq gënjeshtar ordiner është saqë shembullin e shpik aty për aty, duke ju marrë fjala si memec, dhe ja vë në gojë regjisorit Altin Basha. Tmerr!!! Gënjen me zërin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se unë i kam kërkuar regjisorit Basha tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” për ta kontrolluar përpara se të jepja lejen për tu shfaqur në skenën e TK-së.

Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nëse ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkretë në këto kohë të turbullta nuk i dihet në ç’drejtim të paditur rrëshket.”, thotë drejtori i TK-së.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto