Templates by BIGtheme NET

I kapet pushkë pa leje në stan, pranga 27-vjeçarit në Dibër

Është arrestuar në Dibër një 27-vjeçar pasi i është kapur në flagrancë një armë zjarri.

Në pranga ka rënë Çlirim Bajraktari, banues në fshatin Arras, pasi në vendin e quajtur ‘Stani i Gjoshe’, fshati Krejë, Lurë, është kapur në flagrancë me një armë zjarri pushkë me 3 fishekë, të cilën e mbante pa lejen e autoriteteve shtetërore.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip  pushkë  model 63, dhe 3 fishekë.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i  armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikiar nga neni 278/1 të Kodit Penal.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto