Templates by BIGtheme NET

Kotzias: Nuk do shkoj me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Ministri i Brendshëm si Greqisë Nikos Kotzias, është shprehur së fundmi nga Moska se nuk do të shkojë me pushime pa zgjidhur problemin me Shqipërinë.

Duke folur nga Moska ku kishte shkuar për vizitë, Kotzias përmendi paktin detar, përmbajtjen e teksteve shkollore, ndërsa për çështjen çame theksoi se nuk është në tryezën e bisedimeve.

Këto çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, ministri Kotzias synon që t’i zgjidhë përpara se të nisë pushimet verore.

Diplomacia është një detyrë për të zgjidhur problemet. Jemi në një proces për të zgjidhur çështjet që kanë mbetur pezull me Shqipërinë për 30 deri në 80 vitet e fundit. Para se të shkoj me pushime, do t’i kem zgjidhur këto probleme, në të kundërt nuk ka pushime për mua”, ka thënë ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Mes Shqipërisë dhe Greqisë ende janë në negociata për çështjen e detit, kufirit detar.

BURIMI: https://www.mfa.gr/en/current-affairs/top-story/statements-of-minister-of-foreign-affairs-nikos-kotzias-following-his-meeting-with-his-russian-federation-counterpart-sergey-lavrov-moscow-13-june-2018.html

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto