Templates by BIGtheme NET

Mbytet i riu në Durrës, po pushonte te Currilat

Një 20-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Currilave në Durrës.

Sipas policisë i riu që ka humbur jetën është identifikuar si E.L. ndërkohë po hetohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi paraprak i policisë

‘Më datë 13.06.2018, rreth orës 13:50, në Currila është mbytur  në det shtetasi E. L., 20 vjeç, banues në Durrës’, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto