Templates by BIGtheme NET

ME VIDEO/ Dy fëmijë luajnë me njëri-tjetrin në majë të një ndërtese 12-katëshe

Në një video ku dy fëmijë janë duke luajtur në majën e një ndërtese të lartë po bën xhiron e rrjetit.

Videoja e kapur nga një fqinj tregon djemtë rreth moshës shtatë ose tetë vjeç, duke ecur mbi çatinë e një ndërtese 12 katëshe.

Pas shqyrtimit të pamjeve, ekipi i menaxhimit të pronës konfirmoi se fëmijët kishin shkuar në tarracë me anë të dyerve që përdoren për t’i shpëtuar zjarrit.

“Në tarrace ndodhet vetëm kaldaja dhe panelet diellore. Kjo e bën praninë e fëmijëve shumë të rrezikshme, pasi nuk ka rrjetë sigurie. Por ne duhet t’i bindemi ligjit që ta mbajmë derën hapur në rast se bie zjarr”, tha menaxheri i ndërtesës.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto