Templates by BIGtheme NET

‘Mos u tallni me ne! U lodhëm me premtime boshe’ – Minatorët s’ikin pa statusin

Minatorët janë mbledhur para kryeministrisë për të kërkuar miratimin e statusit të minatorit.

Kjo është e disa protestë e tyre, ndërsa thonë se nuk do shkulen nga vendi pa u miratuar statusi i tyre.

Ata paralajmërojnë se nuk do të largohen nga Kryeministria nëse nuk sigurojnë miratimin e statusit të minatorit.

“Nëse jeni ata që thoni, atëhere veproni sot. Duam status sot, jo për mot”, thotë një nga protestuesit. Ndërkohë në kor dëgjohet thirrja: “Të shkarkohet Arben Ahmetaj!”

Minatorët shprehen se do t’i japin fund protestës vetëm nëse kërkesat e tyre do të marrin një zgjidhje përfundimtare brenda 2 javëve të ardhshme.

“Çfarë të presim edhe sa kohë. Pse talleni me ne. Një minator merr 17 mijë lekë të reja pension. Kurse një deputet merr shumë më tepër për pjesëmarrjen në një komision. Pse talleni me ne. Nuk shkulemi nga vendi pa marrë statusin e minatorit sot. Nuk kemi ardhur këtu për të thyer xhama, por duam statusin. Duam status sot! Duam Status sot!” tha një tjetër protestetues.

Kurse kreu i sindikatës, Xibri i shpreh se minatorët ishin tyë lodhur me premtimet boshe dhe se minatorët nuk do lëvizin nga vendi pa u miratuar statusi.

“Ne do qëndrojmë këtu deri në reagimin e qeverisë ndaj kërkesava tona. Duam status sot, jo status mot. Kemi 5 vjet që ka ardhur kjo qeveri në pushtet dhe jemi lodhur me premtime boshe.” /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto