Templates by BIGtheme NET

Ndryshimi i emrit, dilemat se kush do paguajë shpenzimet e dokumentave

 

Qeveria e Maqedonisë ka dhënë përgjigje pas dilemave dhe pyetjeve të shtruara nga qytetarët se, kush do të mbulojë shpenzimet marramendëse gjatë ndryshimit të dokumenteve të tyre, pas ndryshimit të emrit të shtetit.

 

 

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski i pyetur se kush do të paguajë harxhimet për dokumentet e qytetarëve që duhet t’i ndërrojnë me ndërrimin e emrit të Maqedonisë, tha se qytetarët nuk do të kenë shpenzime plotësuese për ndërrimin e dokumenteve siç janë pasaporta, letërnjoftimi dhe dokumente tjera, sepse këto dokumente do të ndërrohen me kalimin e afatit të tyre, informon “INA”.

“Ato janë shpenzime të rregullta që do të kenë qytetarët gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale”, theksoi Boshnjakovski.

Sipas tij, Qeveria do të bëjë analiza për dokumentet që duhet të ndërrohen dhe se do të bëhen llogaritjet që mos të preken fare qytetarët dhe xhepi i tyre.

Ai nuk dha përgjigje konkrete nëse ndonjë qytetari i skadon më vonë pasaporta dhe se kalon afatin prej 5 viteve që duhet domosdo të ndërrojë këtë dokument.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful