Templates by BIGtheme NET

‘Nuk mund të hesht më’, Lady Gaga tregon se ka tentuar vetëvrasjen

Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga, gjithmonë ka qenë njeri mjaft i hapur, që përcillte pozitivitet dhe shpresë tek njerëzit. Sigurisht që edhe këtë fundjavë, nuk mund të kishte një përjashtim kur këngëtarja sëbashku me të ëmën, pranuan çmimin “Global Changemakers” për fondacionin e bamirësisë “Empathy Rocks,’ të fëmijëve në Bel Air të Kalifornisë.

Gaga e shfrytëzoi këtë moment si një mundësi për të pranuar jo vetëm çmimin, por për të folur edhe për sëmundjet mendore dhe vetëvrasjen, mbi të gjitha pas vdekjes së Kate Spade dhe Anthony Bourdain më parë gjatë javës, si edhe të motrës së mbretëreshës së Hollandës, Inés Zorreguieta.

Këngëtarja pranoi se edhe vetë ka patur probleme psikologjike duke shtuar se ka menduar edhe të kryejë vetëvrasje.

“Unë nuk mund të hesht më, ndarja nga jeta e Kate Spade dhe Anthony Bourdain ka bërë që unë të dua të flas për sëmundjen time mendore,” tha Gaga para turmës.

 “Për këto katër vitet e fundit kam pasur disa ide për vetëvrasje dhe mendime të vazhdueshme për këtë gjë. Në fillim mendoja se isha thjesht një njeri i keq dhe isha e vetme, megjithatë në momentin që i tregova familjes dhe miqve të mi gjeta menjëherë mbështetje.

Më vonë fillova të takoja persona që kishin të njëjtin problem si unë. Unë e di se jam me shumë fat që kam gjetur mbështetje, por të gjithë mund të të ndihmojnë nëse ke kurajën të tregohesh i ndershëm me veten dhe të tjerët”, shtoi këngëtarja.

Në fund Lady Gaga falenderoi mamanë e saj për faktin që i ka qëndruar pranë edhe në momentet më të errëta duke i drejtuar këto fjalë: “Faleminderit, mami, që nuk pate frikë nga mendimet e mia më të errëta dhe që bëre atë që shumë nuk e kuptojnë se mund të shkojë shumë larg: vetëm duke mbajtur dorën time dhe duke udhëhequr një organizatë që ndihmon për të mbajtur duart e të tjerëve dhe bashkon duart e të tjerëve. Unë të dua. Ideja e vetëvrasjes ndjehet si një magji dhe ne duhet të kemi ndjeshmëri. Tregohuni të mirë dhe ndihmojeni njëri-tjetrin për të thyer magjinë dhe për të jetuar dhe lulëzuar”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto