Templates by BIGtheme NET

Paqartësia me pasurinë nuk e pengon Bashkim Dedjen, konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit sapo ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja. Ky vendim ishte i papritur pasi sipas analizës së bërë nga KPK, Dedja kishte probleme me pasurinë. 

Pavarësisht se fitoi çështjen, Maks Haxhia, avokati mbrojtës i Dedjes, ka sulmuar relatoren e çështjes, Xhensila Pine.

Haxhia tha se i vinte keq për klientin e tij që është cënuar publikisht për çështjen e pasurisë, duke shtuar se relatorja nuk duhej të bënte komente në sallë dhe po ta dinte atë gjë do kërkonte menjëherë përjashtimin e saj.

“Po ta dija këtë fakt do kërkoja përjashtimin e relatores. Mua më erdhi keq sepse u cënua në publik, për mua është një nga personalitetet më të mira në publik”, tha Haxhia, i cili sqaroi sipas tij edhe çështjen e huasë dhe kredisë së vëllait të Dedjes.

“Pavarësisht se vendimi ishte në favor të kryetarit të gjykatës, që ishte përfaqësuar nga unë në këtë seancë për rivlerësimin e tre kompetenteve. Ne në radhën e shkuar, në seancë e datës 8, nga ana e relatores u bë një prezantim në kundërtim me ligjin, pasi nuk mund të bëj komente. Nëse do t’i përmbahemi pozicionit të relatorit, është detyra e saj që të bëjë prezent çka ka dosja. Dhe mbi këtë dosje do bëhej seanca.

Relatorja bëri një prezantim duke thënë se në kohën kur vëllai i zotit Bashkim i kishte dhënë një hua me vlerën 15 mijë euro, ajo tha se përkonte në kohën kur ai kishte marrë një kredi 40 mijë euro.

Ajo tha që si ka mundësi që një njeri që jep borxh merr edhe kredi. Ndaj ne kemi kërkuar që të verifikohet ky fakt. Ose është një emër dhe mbiemër i njëjtë, ose është një informacion i deformuar i qëllimshëm. E përjashtojmë të dytë, dhe po ngelemi tek e para. Ndaj stafi duhet t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. KPK duhet të jetë më e kujdesshme dhe të jenë të kualifikuar. Duhet të kenë solemnitetin dhe seriozitetin dhe s’duhet të bëjë komente. 

Nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gëzuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si”,– tha Haxhia, i cili ditën e djeshme ka dërguar pranë KPK-së dokumente që e hedhin poshtë komentin mbi kredinë e Mensur Dedjas dhe huanë e Bashkim Dedjas.

Përmendim se në deklarimet e tij për pasurinë, sipas KPK-së rezulton se ka paqartësi dhe para të pajustifikuara në deklaratat e pasurive.

Dedja ka deklaruar për herë të parë pasurinë e tij në vitin 2003, ku deklaronte se kishte rreth 2.49 milionë lekë. Shumë e cila në vitin 2017 ka shkuar deri 43.2 milionë lekë. Pra një rritje prej 17.3 herë në krahasim me 2003-in.

Këtu Dedja llogarit që 120 mijë euro janë kredi e marrë në bankë ndërsa 20 mijë euro ia ka marrë borxh kunatit dhe të vëllait. Huaja e cila u komentua gjatë gjithë javës./Hashtag.al

Avokati Maks Haxhia

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto

ăn dặm kiểu NhậtResponsive WordPress Themenhà cấp 4 nông thônthời trang trẻ emgiày cao gótshop giày nữdownload wordpress pluginsmẫu biệt thự đẹpepichouseáo sơ mi nữhouse beautiful